Programi KËTU, Zvërnec, Vlorë

Vlera rritet nga baza.

Marrëveshje mes Qeverisë Shqiptare dhe investitorit për të garantuar që vlera e vërtetë e investimit mbetet në Shqipëri.

Lexo programin

Konteksti

Një investim i madh. Një pyetje e madhe: kujt i mbetet vlera?

Projekti

Investim në zonën e Zvërnecit që përfshin turizëm elitar dhe real estate.

Shqetësimi

Kundërshtim masiv nga qytetarët për shkak të ndikimit mjedisor dhe frikës se vlera do t’u shkojë vetëm aksionerëve.

Përgjigja: KËTU.

Një platformë dhe marrëveshje me 5 shtylla që garanton se vlera e vërtetë e investimit mbetet në Shqipëri.

Pesë shtylla, një premtim

Gjithçka publike dhe transparente në www.programiketu.al

01

Mjedisi

KËTU. Flamingot kanë rezervuar të parët.

Nuk ka KËTU pa garanci mjedisore për ata që ishin këtu përpara nesh.

Qendër kërkimore në Zvërnec

Ekspertë që studiojnë florën, faunën dhe biodiversitetin e zonës.

BotanistëZoologëOrnitologëEkologë

Qendër monitorimi pranë ADZM Vlorë

Monitoron fertilitetin e specieve karakteristike të zonës, me ekspertë të pavarur nga shoqëria civile dhe shoqatat mjedisore.

02

Punë dhe aftësi

KËTU. Zotësi shqiptare. Standarde ndërkombëtare.

Skema 1

Edhe bizneset e vogla marrin pjesë

Projekti i plotë ndahet në qindra njësi zhvillimi (nukle) me objekt të kufizuar dhe kontratë tip
Mikronën 10 punonjës
Të voglanën 50 punonjës
Të mesmenën 250 punonjës
Të mëdhanukle komplekse
Investitori mban pjesën komplekse: projektimi, bashkërendimi, cilësia dhe siguria

Mbrojtja e pagës

Pesë rregulla për një pagë të drejtë

1Paga dysheme

Çdo kontratë dhe nënkontratë detyron pagimin e çdo punonjësi jo më pak se X. Zinxhiri i nënkontraktimit kufizohet në dy nivele.

2Kosto e mbrojtur e punës

Paga X përfshihet në çmimin e çdo nukleu dhe nuk konkurrohet. Kontraktorët konkurrojnë për cilësi e afat, jo për paga të ulëta. Pagën e lartë e mban investitori, jo biznesi i vogël.

3Pagesa e kushtëzuar

Fatura mujore paguhet vetëm kundrejt listëpagesës së deklaruar dhe provës bankare të pagës për çdo punonjës.

4Kontrolli

Auditues i pavarur, kontrolle të rastësishme dhe linjë konfidenciale ankimi për punonjësit.

5Pasoja

Çdo nënpagesë, edhe pagesa në dorë apo kalimi i punonjësit si i vetëpunësuar, është shkelje thelbësore: shkëputje e kontratës, përjashtim nga nuklet e ardhshme dhe pagim i diferencës punonjësit.

Formimi i brezit të ri

Turizmi elitar, i drejtuar nga profesionistë shqiptarë

Investitori

financim, bursa, praktikë, punësim

Universiteti elitar i huaj

kurrikula, pedagogë, standard

Universiteti shqiptar

akreditim, studentë, infrastrukturë

Program i përbashkët me diplomë të dyfishtë
Praktikë në resort, pastaj punësim me përparësi

Tre nivele formimi

  • Universitar

    Bachelor dhe master i përbashkët në menaxhim hotelerie dhe turizëm luksi, me bursa për të rinjtë.

  • Formim i vazhduar

    Certifikime profesionale për punonjësit aktivë dhe menaxherët në rritje.

  • Profesional

    Kuzhinë, shërbim, mirëpritje dhe mirëmbajtje, me mësim zanati në punë.

03

Vendasit

Biznese të vogla. Standarde të mëdha.

Prodhues dhe furnitorë vendas: Paketa e Furnitorëve Shqiptarë.

Gjashtë hapa nga prodhuesi vendas te resorti

1Materialet pranë projektitPërparësi për prodhuesit e zonës dhe të rajonit.
  • Druri, tullat, guri e materiale të ngjashme merren me përparësi nga prodhuesit e zonës, kur plotësojnë kërkesat teknike.
  • Burime të ligjshme e të qëndrueshme, me respekt për mjedisin; materialet lokale në arkitekturë e mobilim.
  • E njëjta qasje për ushqimet, verën, vajin e ullirit, mobiliet, tekstilet, artizanatin dhe shërbimet, në gjithë Shqipërinë kur zona nuk mjafton.
  • Origjina deklarohet, që prodhimi real vendas të dallohet.
2Mundësi të qartaPortal me katalogun e nevojave dhe regjistrim falas.
  • Aplikojnë mikro, të vogla e të mesme, fermerë të formalizuar, përpunues, prodhues dhe ofrues shërbimesh.
  • Bizneset e vogla mund të bashkohen për sasitë, transportin dhe afatet.
  • Portal i dedikuar me katalogun e nevojave: çfarë, kur, sa dhe me cilat standarde.
  • Regjistrim falas; mungesa e një certifikate në fillim nuk përjashton automatikisht.
3Mbështetje për standardetVlerësim teknik, trajnim dhe certifikim.
  • Vlerësim teknik dhe plan i shkurtër përmirësimi për bizneset me potencial.
  • Trajnim për cilësinë, sigurinë ushqimore, paketimin, gjurmueshmërinë, planifikimin, kostot dhe dorëzimin.
  • Ekspertët e investitorit shpjegojnë standardet; specialistët sektorialë ndihmojnë zbatimin.
  • Testim dhe certifikim sipas produktit e rrezikut, verifikuar nga laboratorë të pavarur.
4FinancimFond i posaçëm, bashkëfinancim dhe paradhënie.
  • Fond i posaçëm për vlerësimin, trajnimin, mentorimin dhe pjesë të kostove të certifikimit.
  • Bashkëfinancim për pajisje e paketim, ose fond i dedikuar nga buxheti i shtetit.
  • Paradhënie dhe pagesa të shpejta për porositë e konfirmuara; mostrat dhe porositë pilot paguhen.
  • Buxheti dhe kufijtë publikohen para aplikimit; asnjë shpenzim nuk financohet dy herë.
5Siguri për porositëMarrëveshje blerjeje e kushtëzuar, para investimit.
  • Marrëveshje blerjeje e kushtëzuar: produkti, standardet, sasia minimale, çmimi, afati dhe pagesa.
  • Kur kushtet plotësohen, blerësi detyrohet të porosisë minimumin e kontraktuar.
  • Nëse projekti shtyhet pa faj të furnitorit: kompensim për investimin e dedikuar.
  • Firmoset nga kush blen realisht, hotelet ose kontraktorët.
6Rezultate të matshmeLote për NVM-të dhe raportim publik i blerjeve.
  • Porosi në lote të përballueshme për NVM-të, me kalendar blerjesh.
  • Furnizim në grup për fermerët e vegjël: grumbullim, magazinim e transport i përbashkët.
  • Raportim periodik i blerjeve nga zona, nga NVM-të dhe nga prodhuesit vendas.
  • Modeli përfshihet edhe në marrëveshjet për investime të tjera të mëdha.

04

Diaspora

Return to Hospitality

Hotelet dhe grupet hoteliere krijojnë një ofertë të strukturuar për shqiptarët që punojnë jashtë, që kthimi në Shqipëri të jetë ekonomikisht dhe profesionalisht tërheqës.

Çfarë ofron sektori privat

Një ofertë që e bën kthimin të arsyeshëm

  • Paga konkurruese

    Pagë që reflekton eksperiencën dhe aftësitë e fituara jashtë vendit.

  • Relocation Package

    Strehim ose pagesë financiare për 12 muajt e parë.

  • Kontratë 12-mujore

    Nga modeli sezonal drejt punësimit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.

  • Career Path

    Eksperienca jashtë kreditohet: Supervisor, Manager, Hotel Manager.

  • Training & Certification

    Trajnime dhe certifikime profesionale të financuara nga punëdhënësi.

  • Family Support

    Sigurim shëndetësor, mbështetje për akomodimin dhe lehtësi të tjera.

Roli i shtetit

Shteti hap derën e kthimit

Shteti krijon një platformë që lidh drejtpërdrejt profesionistët shqiptarë jashtë vendit me hotelet në Shqipëri.

Profesionistët jashtë
Diaspora Hospitality Platform
Hotelet dhe grupet hoteliere
  • Lehtëson njohjen e kualifikimeve
  • Redukton barrierat administrative të rikthimit

05

Art

Fondi i Trashëgimisë, Artit dhe Hapësirës Publike

1% e investimit shkon për historinë, kulturën dhe hapësirat e përbashkëta të zonës.

Si ndahet fondi

Arkeologji & Trashëgimi

Konservim e restaurim i gjetjeve; rehabilitim dhe valorizim i siteve kulturore e arkeologjike; kërkim, ekspozita dhe dokumentim digjital.

Art & Kulturë

Vepra arti dhe instalacione publike nga artistë shqiptarë, brenda dhe jashtë hapësirave të projektit; programe me artistë, kulturë dhe folklor vendas.

Hapësirë publike

Elemente urbane dhe gjelbërim jashtë kufijve të projektit, në përfitim të zonave përreth: ndriçim artistik, sheshe e parqe, aksesueshmëri.

KËTU.

Vlera rritet nga baza.

I gjithë programi, publik dhe transparent.

Vizito www.programiketu.al
↑